Pompeo: Zyrtarë amerikanë nuk e kanë parë së fundmi Kim Jong-un

Ai poashtu ka shprehur shqetësimin se Kina mund të goditet nga një shpërthim i ri i koronavirusit apo nga uria.

Kim Jong-Un, 36 vjeç, u shfaq për herë të fundit në media shtetërore më 12 prill, duke ngjallur spekulime se ai ishte i sëmurë rëndë.

Por zyrtarët në Korenë e Jugut më vonë thanë që raporte të tilla nuk ishin të vërteta.

Thashethemet për sëmundjen e Kim Jong-un mohuan mes spekulimeve të mëdha

I pyetur të mërkurën nga Fox News për raportimet e fundit mbi shëndetin e Kim, Pompeo tha: “Ne nuk e kemi parë atë. Ne nuk kemi asnjë informacion për të raportuar sot, ne po e përcjellim atë nga afër.

Mike Pompeo ka zhvilluar disa raunde bisedimesh të nivelit të lartë në Korenë e Veriut vitet e fundit.

“Ekziston një rrezik i lartë që do të ketë uri, mungesë ushqimi edhe në Korenë e Veriut,” shtoi ai.