Pompeo: SHBA mund të mos e rikthejë kurrë financimin e OBSH-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha sot se vendi i tij, deri vonë donatori më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetit, mund të mos i rikthejë më kurrë fondet për organin shëndetësor të OKB-së, raporton “The Guardian”.

“Qeveria amerikane do ta mbajë nën mbikëqyrje të rreptë OBSH-në”, tha Pompeo për “Fox News”, duke shtuar se SHBA pret të shohë një rregullim strukturor në mënyrën e funksionimit të saj.

Pompeo deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që Uashingtoni asnjëherë më të mos e rinovojë financimin për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Mendoj se Uashingtoni asnjëherë më nuk do të dërgojë para të taksapaguesve amerikanë në OBSH. E mundur është që do të ndërmerret një hap edhe më vendosës se ky”, tha Pompeo.

Ai shtoi se SHBA-ja duhet më seriozisht t’i përkushtohet OBSH-së dhe se kjo nuk është hera e parë që shfaqen probleme në këtë organizatë, e cila është pjesë e Kombeve të Bashkuara.

“Kjo është e domosdoshme dhe nevojite reformë strukturore e OBSH-së”, tha Pompeo, por refuzoi të përgjigjet në pyetjen nëse SHBA-ja do të formojë organizatë të ngjashme

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se po i ngrite dhurimet për OBSH-në, duke e akuzuar atë për keqmenaxhim dhe fshehje të kërcënimit të paraqitur nga shpërthimi i koronavirusit të ri.