“Pompeo do të udhëtojë në Londër më 29 janar për një vizitë që synon të riafirmojë marrëdhënien speciale midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus.
Vizita do të zhvillohet dy ditë para se të ndodhë Brexit-i apo dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Ortagus tha se Pompeo do të diskutojë “mënyrat për të zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet tregtare” me kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe sekretarin e Jashtëm, Dominic Raab.
Më 30 janar, Pompeo do të qëndrojë në Kiev, ku do të takojë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.
Në turneun njëjavor, ai do të qëndrojë edhe në Minsk, Nursultan dhe Tashkent.