Polonia ka nisur forcimin e mbrojtjes së kufirit të saj lindor pas vendimit për t`u tërhequr nga Konventa e Otavës, traktati ndërkombëtar i vitit 1997 që ndalon përdorimin e minave tokësore.
Lëvizja e saj, e cila lidhet drejtpërdrejt me situatën e sigurisë në rajon sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, vjen pas disa paralajmërimeve të bëra vitin e kaluar.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Pawel Zalewski, insistoi se minat kundër njerëzve dhe ato antitank janë pjesë e rëndësishme e strukturës mbrojtëse që Polonia po ndërton në krahun lindor të NATO-s. Ai theksoi se vendi duhet të përgatitet përballë qasjes agresive të Rusisë ndaj fqinjëve të saj.
Polonia e kishte ratifikuar Konventën në vitin 2012 dhe i kishte shkatërruar rezervat e saj të minave. Megjithatë, pas fillimit të luftës në Ukrainë, Varshava njoftoi në vitin 2025 se planifikonte tërheqjen nga marrëveshja, së bashku me vende të tjera si Finland, Estonia, Latvia, Lithuania dhe Ukraine. Vetë Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk e kanë nënshkruar kurrë këtë traktat.
Sipas autoriteteve polake, minat do të porositen nga kompani vendase dhe do të vendosen përgjatë kufirit me rajonin rus të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë. Megjithatë, ato do të aktivizohen vetëm nëse ekziston një rrezik real agresioni nga ana e Moskës. Kryeministri Donald Tusk ka deklaruar se Polonia do të jetë në gjendje të minojë kufirin lindor brenda 48 orësh, në rast nevoje.



