Polonia dërgon trupat në kufirin lindor me Bjellorusinë, pas kërcënimeve nga Wagneri

Polish army troops stand guard, as part of the 12th and 17th Mechanized Brigades are starting to move to the east of the country, in Poland, July 8, 2023. Courtesy of 12 Brygada Zmechanizowana/Handout via REUTERS

Me shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, që tani besohet se është në Bjellorusi duke trajnuar luftëtarët e tij, Polonia ka njoftuar këtë mëngjes se do të zhvendosë trupat e saj në frontin lindor si përgjigje.

Kreu i komitetit të sigurisë së Polonisë, Zbigniew Hoffmann, tha për mediat shtetërore se trajnimi midis Wagner dhe ushtrisë bjelloruse “është padyshim një provokim”.

Hoffman tha se ministri i Mbrojtjes ka vendosur të lëvizë trupat pasi ka analizuar “kërcënimet e mundshme”, duke përfshirë ndarjen e njësive të Wagnerit, shkruan Skynews.

Në një video të publikuar të martën që shfaq Prigozhin, ai dëgjohet duke mirëpritur luftëtarët e tij në Bjellorusi, duke thënë se trajnimi i tyre do ta bëjë ushtrinë bjelloruse të dytën më të mirë në botë.

Polonia ndan një kufi prej 250 miljesh me Bjellorusinë në lindje.

Vendimi i sotëm i Polonisë do të përshpejtonte lëvizjen e saj në fillim të këtij muaji për të dërguar 1000 njësi ushtarake në kufirin lindor.