Pollozhani: Buxheti për vitin 2023 diskriminues ndaj komunave shqiptare

“Më shumë para për Komunën e Shtipit se sa për Tetovën”

Buxheti për vitin 2023 është diskriminues ndaj shqiptarëve, gjegjësisht komunat që kanë përqindje më të madhe të shqiptarëve kanë buxhet më të vogël. Kështu profesori Universitar Petrit Pollozhani. Komuna e Shtipit do të merr më shumë para se Tetova shtoi ai.

“Në rajonet tona ka vetëm ndërtim të rrugës Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, ka një lentë Gostivar –Tetovë dhe është bërë buxheti për rrugën Kërçovë – Ohër. Nuk ka sasi të mjaftueshme të buxhetit sa i përket sistemit të ujitjes, pra përmirësimit të bujqësisë në rajonet tona”, deklaroi ekonomisti, Petrit Pollozhani.

Pollozhani shtoi se inevtimet kapitale kanë ngecur nga viti i kaluar, ndërsa buxheti është i fokusuar për t’u dalur në ndihmë qytetarëve dhe kompanive të cilët janë prekur nga kriza ekonomike dhe energjetike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

“Investimet kapitale në Maqedoni nuk realizohen as gjysma e tyre, për shembull, në vitin e kaluar deri në fund të shtatorit 2020 ishin realizuar vetëm 41.2 % të investimeve kapitale të përgjithshme”, u shpreh Pollozhani.

Ndryshe nga 5,3 miliardë eurot e planifikuara, sa është planifikuar buxheti për vitin 2023, edhe më tej do të ndahen mjete për kompensimin e çmimeve të larta të energjensëve, në mënyrë që kriza globale sa më pak të pasqyrohet në faturat e rrymës dhe ngrohjes qendrore të qytetarëve. Qeveria do të duhet të gjejë mënyrë që nga buxheti t’i mbulojë edhe borxhet e më shumë institucioneve shtetërore, si Qendra Klinike, Hekurudhat dhe dhjetëra të tjera të cilat në mënyrë kronike nuk arrijnë t’i paguajnë faturat. Kryeministri Kovaçevski shpreh bindjen se askush nuk do të jetë “i harruar” në përpjekjet që kriza të tejkalohet me sa më pak stres për qytetarët. Për këtë ka reaguar edhe kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickovski i cili tha pakot për qytetarët nuk janë të mjaftueshme pasi që shteti duhet të fokusohet në investime konkrrete. /KlanMacedonia