Pollog, dasma edhe në ambiente të mbyllura

Te indinjuar nga mospërfillja e kërkesave të gastronomëve të Pollogut, sot shoqata kulinarike ”Horeka” ka mbajtur konfrencë për media duke kërkuar që t’ju lejohet mbajtja e manifesimeve familjare në ambiente të mbyllura.

Me protokollet e reja shëndetësore është lejuar mbajtja e dasmave me mbi 100 mysafir por vetëm në ambiente të hapura, apo veranda. Kjo sipas shoqatës kulinarike “Horeka” Tetovë nuk është e pranueshme sepse jo cdo sallë dasmash ka mundësi të adaptojë lokalin në terracë si dhe kjo nënkupton harxhime shtesë për ta.

FITIM TAIRI – SHOQATA KULINARIKE “HOREKA”

“Kërkesa jonë konkrete është që sa më shpejtë të na bëhet një protokoll për të punuar në ambient të mbyllur. Të gjitha veprimtaritë punojnë, askund nuk ka ndalesa pune përvec në sektorin e industrisë së dasmave. Takime kemi kërkuar non –stop, nuk kemi pasur sukses, gjithmonë kemi qenë të anashkaluar nga ana e institucioneve përkatëse”.

Nga kjo shoqatë druajnë se mijëra punëtorë do të mbesin pa punë. Për shkak se sezoni I ashtuquajtur I dasmave është afër, bëjnë thirrje, që të gjindet një zgjidhje e menjëhershme.

NASER HAVZIJA – SHOQATA KULINARIKE “HOREKA”

“Ne apelojmë që të marrin masa sa më shpejtë sepse mijëra punëtorë do ngelin pa punë nëse vazhdon kështu. Nuk kemi kushte për ambiente të mbyllura, diku te 90 për qind dhe apelojmë deri te qeveria sa më shpejtë të marrin këtë masë”.

Ndërkohë mbi 70 objekte që bëjnë organizimin e manifestimeve familjare në Tetovë për muaj të tërë ua vendosën drynin lokaleve si pasojë e pandemisë me Kovid 19. Kjo përvec se ka shkaktuar humbje të mëdha për këta pronarë, ndali së funksionuari edhe një sërë biznesesh që lidhen drejtpërdrejtë më këtë veprimari. /KlanMacedonia