Politikani i njohur amerikan në konak te veprimtari tropojan në Nju Jork (Foto)

Një ndër politikanët më të shquar demokratë në Nju Jork, Ruben Diaz, është mjaft i afërt me lobin shqiptar në metropolin më të madh amerikan. Diaz, si kryetar i Bronksit, është veçanërisht i afërt me veprimtarin Esad Rizai, shqiptar me prejardhje nga Tropoja, që tani disa dekada jeton në Nju Jork. Ai shpeshherë qëndron në konakun e këtij tropojani, duke ofruar ndihmën e pakursyeshme për vendosje të lidhjeve mes lobit shqiptar me qarqet e rëndësishme të politikës amerikane.

Diaz tani u është bashkangjitur edhe lutjeve të familjarëve dhe miqve për shërim të sa më të shpejtë të veprimtarit Rizai, i cili është infektuar nga vir usi Kovid 19, me dëshirë që edhe më tej të vazhdojë kontributin për afirmimin e shqiptarëve në Amerikë.