Politika e Kosovës në kohërat e koronës

“Dashuria në kohërat e kolerës” Gabriel G. Marquez, është një libër që e kam lexuar shumë e re, atëherë e kuptova me moshën që kisha dhe përsëri ishte një mesazh humanizmi i lidhur me dashurinë dhe shpirtëroren e cila s’ka të ndalur as në kohëra kolerash, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Ai motivon dhe respekton shpirtëroren sepse dashuria është shërim dhe tejkalim i situatave. Pasdite fillova të shfletoj, sepse në praktikë tash mund të argumentosh për këtë libër dhe gjendjen në të cilën ndodhemi. Sot kur secili trembet nga e nesërmja dhe nuk e di a do të ketë mundësi të shihet me njerëzit që i ka më të dashurit e zemrës, politika mbisundon shpirtëriren dhe njerëzoren. Ajo është transferuar në biznes dhe interes. Ajo nuk mërzitet as sot për njeriun dhe ekzistencën e tij, për shpirtin e tij as që do të dëgjoj. Politika në kohërat e koronës vazhdon si e çmendur në Kosovë ku padashje sjellë një kastë politikanësh të çmendur të cilët nuk mërziten për shëndetin e popullit por mërziten për pasurinë që krijuan dhe pushtetin që humbën. Ata duan të rikthejnë pushtetin duke luajtur me qenien njeri dhe ndjenjat e tij. Ata promovojnë veten me fjalime të gjata duke harruar që duhet të luftojne për të zgjatur jetën e popullit. Ata bëjnë si delet e tërbuara duke harruar që çdo gjë shkatërruan. Ata nuk duan një njeri që do rregullonte shtetin dhe popullin, sepse rruga e rregullimit do t’ju zbulonte gjurmët e krimit, ndaj nuk merren me qenien njeri dhe shtetin nëpërgjithësi! Ata nuk e duan as familjen, sepse po ta donin këtë situatë nuk do ta kërkonin, kjo situatë mund të infekton edhe familjen e tyre, por edhe ata. Ky virus e tejkalon edhe kolerën, por ata s’duan ta dinë edhe pse e dinë. Ata nuk kanë mjekë, spitale, respiratorë, e në anën tjetër shesin përralla me shpifje e filozofike duke harruar gjendjen kaotike! Kësaj I thonë politika idioteske e Kosovës në kohërat e koronës!
Kafsha politike nuk di të ngihet!
Marre u qoftë!
Gjyla Çeliku