“Politico”: E tepër edhe për Merkelin, as “mutter” nuk mundi ta përmirësojë situatën

German Chancellor Angela Merkel wears a face mask with the logo of Germany's EU presidency as she leaves the German Federal Council (Bundesrat) after a speech on July 3, 2020 in Berlin. - Merkel gave a speech on the objectives of the German EU Council Presidency, after Germany took over from Croatia on July 1, 2020 (Photo by John MACDOUGALL / AFP) (Photo by JOHN MACDOUGALL/AFP via Getty Images)

Në pjesën më të madhe të një dekade e gjysmë që ka kaluar, BE-ja në përgjithësi mundi të konsiderojë se kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vijë në ndihmë për gjithçka, por ngjarjet gjatë këtij viti treguan se as “mutter(nëna)” e famshme nuk mundi të bëjë që situata të jetë më mirë, vlerëson portali nga Brukselit “Politico”.

“Me pandeminë e koronavirusit, negociatat e pafundme për Brexit, ngërçin e buxhetit dhe një seri tensionesh gjeopolitike, veçanërisht në Mesdheun Lindor, 2020 ka krijuar një peizazh ferri të problemeve politike, duke treguar se dora e fortë e matriarkut në Evropë tashmë ka kaluar”, vlerëson portali.

Sipas “Politico”, përkundër gjithë këtyre problemeve të brendshme në BE, një nga qëllimet kryesore të presidencës gjermane me Bashkimin Evropian mbeti i parealizuar, gjegjësisht fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë.

“Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut u bllokua nga kryeministri Bullgar Bojko Borisov, një aleat politik i Merkelit”, shton portali.

Sipas Politico, ministri gjerman për Çështjet Evropiane Michael Roth pranoi se ngërçi rreth zgjerimit të BE-së ishte një “goditje e rëndë” për politikën gjermane në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se Berlini “nuk kishte qenë aq i suksesshëm në përpjekjet për bindje ashtu siç dëshiroi”.

“Merkel nuk është fajtore për kundërshtimin e Bullgarisë, që është shkaktuar nga një mosmarrëveshje për gjuhën dhe historinë, por paaftësia e kancelares për të bërë presion mbi Borisovin, le të nënkuptohet se autoriteti i saj mund të jetë zbehur, tani që tashmë ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të saj”, shkruan “Politico”, duke përfunduar se fillimi negociatave për anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet një nga disa problemet që do të trashëgohen nga Portugalia, e cila merr presidencën e BE-së me 1 janar.