Mbyllet një lokal në Kalishtë të Strugës, shkeli masat anti Covid

Është mbyllur një objekt në fshatin Kalishtë të Strugës për shkak të mosrespektimit të orarit të punës të përcaktuar sipas masave anti Co vid. Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 21:20 minuta zyrtarë policorë bashkë me inspektorët e Inspektoratit shtetëror të tregut, në një objekt në fshatin Kalishtë të Strugës në pronësi të A.R, 36 vjeç kanë konstatuar se lokali punon jashtë orarit të përcaktuar në bazë të masave anti Covid për ballafaqim me koronavirusin. Në lokal janë hasur edhe tre persona, ndërkohë që është konstatuar se nuk posedon dokumentet e nevojshme për punë.

Nga e inspektoratit, lokali është mbyllur në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërkohë që do të ngritët edhe padi adekuate.