Policisë së Kosovës do t’i shtohen pesë qen për zbulimin e armëve

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do t’i dorëzojë sot pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës.

Përderisa qentë e K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla.

Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për Njësinë K9 pasi që do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara.