BBC: Virus i ri tek derrat në Kinë, ka potencial të infektojë njerëzit dhe të shkaktojë pandemi

Shkencëtarët në Kinë kanë identifikuar një lloj të ri të virusit të gripit që sipas tyre ka potencial të shndërrohet në pandemi, raporton BBC. Virusi qysh më herët është paraqitur tek derrat, por, siç thonë shkencëtarët, edhe njerëzit mund të infektohen. Studiuesit janë të shqetësuar për shkakun se virusi mund të pësojë mutacione dhe më tej të përhapet nga një person në tjetrin dhe të shkaktojë infeksion global.

Edhe pse ende nuk paraqet problem, shkencëtarët pohojnë se virusi ka “të gjitha karakteristikat” për përshtatje të lartë me trupin e njeriut dhe se duhet të monitorohet me kujdes. Për shkak se është virus i ri, njerëzit kanë pak ose aspak imunitet ndaj tij.

Në lidhje me vaksinën, kronika thotë se vaksinat ekzistuese të gripit nuk mund të mbrojnë, por që në rast urgjence, ato mund të përshtaten.

BBC