Policia turke arreston 55 trafikantë

Forcat turke të sigurisë sot kanë arrestuar së paku 55 trafikantë të dyshuar të qenieve njerëzore gjatë operacioneve në provincën e Egjeut, Izmir të Turqisë.

Policia arrestoi 55 të dyshuar pasi prokurorët lëshuan fletë-arrest për 104 persona, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një organizate kriminale e cila organizon vendkalime të paligjshme përtej detit Egje, theksuan burimet anonime.

Policia kreu operacione paralele në 12 provinca për të kapur të dyshuarit e përfshirë në kontrabandë migrantësh në të gjithë Egjeun.

Forcat e sigurisë vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarit e mbetur.

Turqia ka qenë një pikë kryesore tranzitore për migrantët e parregullt që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të re, veçanërisht ata që arratisen nga lufta dhe persekutimi.