Policia shpëton vajzën që tentoi të hidhet nga një ndërtesë në Prishtinë

Një qytetare sot rreth orës 09:40 ka tentuar të hidhet nga një lartësi e një objekti në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, veprimet e shpejta të policisë kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin  e pasojave të ngjarjes.

Borovci tha se personit në fjalë ekipet e mjekësve emergjente janë duke ia bërë kontrollet e e duhura mjekësore.

“Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit. Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore”, ka thënë Borovci.

Ndërkaq, përmes një video shihet vajza e cila ka tentuar të hidhet nga kjo lartësi e madhe në qendër të Prishtinës

***

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Prishtinë.

Një vajzë ka hipur mbi një hotel në kryeqytet dhe ka kërcënuar se do të hidhet.

Në media është publikuar edhe një video, ku shihet vajza mbi objekt.

Media ka provuar ta kontaktoj policinë, por deri tash s’ka marrë përgjigje.