Policia privon organizatorin e protestës te presidenca në Shkup, dërgohet në “Beko”

Policia ka privuar nga liria Blerim Ahmedin, organizatorin e protestës së sotme te presidenca. Siç tha Ahmedi për Lajm, policia është duke e derguar në stacionin policor Beko, për shkak të djegies së fotografive të Stevo Pendarovskit, Zoran Zaevit, Hristijan Mickovskit dhe Ali Ahmetit.
Protesta u organizua për shkak të vlerësimit të presidentit Pendarovski se autorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit nuk janë terroristë.