Policia privon nga liria tetovarin, sulmoi fizikisht nënën e tij 72-vjeçare

Sot pas mesnate policia ka privuar nga liria një 52-vjeçar nga Tetova, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij 72-vjeçare.

“Mbrëmë (31-tetor), pas mesnate, pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 52-vjeçarin D.A. nga një fshati Tetovës, i cili paraprakisht ishte raportuar nga nëna e tij 72-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare dhe se sipas raportit e kishte lënduar me një mjet prej druri. Rasti po zbardhet dhe ndaj D.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.