Policia u përplas me protestuesit në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa, teksa po përpiqej t’i jepte fund protestës trejavore kundër vaksinimit, ku u arrestuan 100 persona.
Operacioni filloi herët të premten, pasi qeveria bëri thirrje për një ligj emergjent për të shuar protestën. Disa protestues të rezistencës u arrestuan.
Policia akuzoi gjithashtu protestuesit për përdorimin e fëmijëve si mburojë. Një grup protestuesish mbetën në qytet duke sfiduar policinë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qindra policë që përparojnë drejt qendrës së zonës së protestës.
Disa nga protestuesit e mbetur formuan një rresht përpara oficerëve që po afroheshin, duke bashkuar duart dhe duke kënduar himnin kombëtar.
“Policia tërhoqi gjithashtu 21 automjete si pjesë e operacionit. Asnjë protestues nuk u lëndua gjatë operacionit dhe të arrestuarit përballen me akuza të ndryshme”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Otavës, Steve Bell.
Ai nuk ka dashur të thotë se sa demonstrues kanë mbetur në vendin e demonstratave dhe sa pritet të zgjasë operacioni policor, raporton bbc.
Ndryshe, protestat e shoferëve të kamionëve erdhi pasi qeveria kanadeze si masë kundër coronavirusit vendosi që çdo person që dëshiron të hyjë në shtetin e Kandasë dhe nuk është vaksinuar, duhet të karantinohet për dy javë, e cila gjë shkaktoi edhe bllokimin e rrugëve kryesore.




