Më datë 02.02.2026, rreth orës 17:20, në rrugën “Partizanska” të Strugës, efektivët e policisë kanë arrestuar 37-vjeçarin me iniciale F.ZH. nga fshati Veleshtë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet të parkuar të tipit “Dacia Duster” me targa të Shqipërisë, në të cilin ndodhej i dyshuari, policia ka zbuluar një valixhe dhe një qese me marihuanë. Kontrolli ka vijuar edhe në bagazhin e mjetit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, 105 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një paketim me lëndë pluhur të bardhë, si dhe një peshore digjitale. Të gjitha sendet e gjetura janë konfiskuar nga ana e policisë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngrihet padi penale sipas ligjit.
Maqedoni Policia në Strugë gjen 2 pistoleta, municion dhe drogë në një veturë...





