Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka bërë të ditur se mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme ka realizuar një bastisje, ku ka sekuestruar një armë.
Në njoftim bëhet e ditur se bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me tetë fishekë.
“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftim.




