Policia ndërmori masa për rrahjen brutale në Kumanovë

Për rrahjen brutale në Kumanovë, policia tashmë ka ndërmarrë masa.

Pas dokumentimit të rastit, nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 thanë se do të shqiptohen kallëzime përkatëse.

Ndërkaq njoftohet se O.Sh.(32) nga fshati Nakushtak i Kumanovës është sulmuar fizikisht nga B.E.(38), K.E.(40) dhe S.Ll.(29), të gjithë palë në shërbimin administrativ të MPB-së Kumanovë dhe të gjithë nga fshati Nakushtak.