Policia ndaloi të riun nga Tetova, dyshohet se sulmoi fizikisht njerkën e tij

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 25-vjeçar nga Tetova, pasi i njëjti është raportuar për sulm fizik nga njerka e tij.

“Mbrëmjen e djeshme (02-qershor) rreth orës 22.00, në rrugën “29-Nëntori” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 25- vjeçarin D.I. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga njerka e tij 48-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin
Policor-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.