Policia konfiskoi monedha, unaza dhe mjete tjera arkeologjike! 39-vjeçari përfundon në pranga

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është arrestuar një person nga rajoni i Strumicës pasi tek i njëjti janë gjetur mjete arkeologjike të rëndësishme të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vepra penale, përcjell TV21. Policia ka arrestuar personin me inciale B.B., 39-vjaçarë nga komuna e Vasilevës, pasi gjeti mjetet arkelologjike gjatë kontrollit në veturën e tij me targa të Strumicës.

“Janë gjetur 276 monedha, tre maja të shtizës, 10 unaza, si dhe sende të tjera që përfaqësojnë mallra nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimi kulturore ose gjëra të rralla natyrore. B.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thonë mes tjerash nga MPB.