Policia konfirmon se LDK-ja ka raportuar një rast të kanosjes ndaj Abdixhikut

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka raportuar një rast kërcënimi ndaj kryetarit të saj dhe disa prej deputetëve të këtij subjekti politik.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për portalin rtv21.tv se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin në fjalë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Krasniqi.

Portali rtv21.tv ka bërë përpjekje të kontaktojë edhe zyrtarë të LDK-së por deri në momentin e publikimit të lajmit ata nuk kanë kthyer përgjigje.