Policia kapi 10 kumanovarë në një banesë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër dhjetë personave nga Kumanova. V.Gj. (23), K.Gj. (28), I.S. (30) M.Gj. (24), M.R. (29), N.Gj. (24), J.N. (24) I.D. (23), A.G. (29) dhe J.M. (23), akuzohen nga policia për mosrespektim të masave të pandemisë. Ata janë kapur në banesën e të pandehurit të parë në një banesë në rrugën “Prinska Makedonija” në Kumanovë.
Në këtë mënyrë kanë shkelur masat për pengimin e përhapjes së Kovid-19.