Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se një 52 vjeçar nga Shkupi me iniciale A.J është privuar nga liria për shkak se gjatë kontrollit të automjetit “Ford Transit” me targa të Shkupit janë gjetur 300 qilima pa dokumentacion përkatës, transmeton TV21. Mjeti dhe mallrat janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet procedurë përkatëse ligjore
““Më datë 15.12.2025, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese, në kuadër të Departamentit për Punë Kufitare dhe Migracion, në territorin e SPB Ohër, konkretisht në vendin e quajtur Podmojë, e kanë privuar nga liria personin A.J. (52) nga Shkupi. Pas ndalimit të një automjeti transportues të tipit “Ford Transit” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J., gjatë kontrollit të pjesës së pasme të automjetit janë gjetur 300 copë qilima, për të cilat drejtuesi nuk posedonte dokumentacion përkatës.
Personi është arrestuar, ndërsa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse ligjore”, bëjnë të ditur nga MPB.






