MPB ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjne e një shtetasi turk në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Toshkovski: Një shtetas turk është vrarë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
“Më 01.01.2026 në orën 01:11, Shërbimi Special i Policisë Shkup ka marrë njoftim se para një objekti ushqimor në “Çarshinë e Vjetër të Shkupit” është prishur rendi dhe qetësia publike, me ç’rast është zhvilluar një përleshje fizike, gjatë së cilës dy persona janë lënduar nga një objekt i mprehtë.
Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur A.M.D. (22) nga Turqia, i cili është shpallur i vdekur nga një mjek i urgjencës në orën 01:30, dhe Ç.E. (23) nga Turqia, i cili është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” për ndihmë.
Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për sqarimin e rastit”, thonë nga MPB.






