Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar mbrëmë dy shtetas rus, një mashkull dhe një femër, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia.
Në raportin 24 orësh, policia konfirmon se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 të mëngjesit, dhe që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa, vetura me të cilën po udhëtonin e që ishte me targa të Malit të Zi, u është konfiskuar.
“Janë arrestuar dy shtetas rus, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, dje Burimet e Klan Kosovës, kanë treguar se Igor K dhe Marina V. janë dy shtetasit rus që po bartnin me vete edhe disa paisje të dyshimta në veturë, të cilat kanë lidhje me fushën e sigurisë.
Siç mund ta vërehet edhe në foto, Igor K, njëri nga të arrestuarit është me veshje ushtarake, çka po dyshohet që ka përgatitje ushtarake.
Ndryshe, strukturat e sigurisë kosovare shumë shpesh po kanë telashe me shtetasit rus në Kosovë.
Vetëm para pak ditëve u raportua për disa të tjerë që po qëndrojnë në vend, e që po planifikojnë trazira në qytetin e Prizrenit.