Policia identifikon edhe dhunuesin e dytë, nga video incizimi kërcënues në autobusin e NPQ

Është identifikuar edhe dhunuesi i dytë i cili së bashku me një tjetër para disa ditë kanë kërcënuar një grupi udhëtarësh në autobus të NPQ. Sjellja e tyre u bë publike pasi u publikua video incizim, ku udhëtarët kërkonin nga ata t’i vendosnin maskat, ndërsa dy dhunuesit filluan t’i fyejnë me fjalë nënçmuese. Ata kanë kërcënuar se do të presin kokë dhe do të vendosin udhëtarët në acid. Në fund sulmojnë vajzën e cila incizonte. Dje policia e arrestoi njërin nga dhunuesit, ndërsa sot edhe dhunuesin e dytë. I arrestuari i parë edhe më herët ka pasur problem me policinë dhe ka sulmuar nëpunës të NPQ i cili i ka kërkuar biletë.