Policia i gjeti në shtëpi armë dhe municion, përfundon prapa grilave 39-vjeçari

Një 39-vjeçar me iniciale P.K. është arrestuar sot, në fshatin Olleven të Manastirit. Arrestimi ka ardhur pasi policia kreu bastisje në shtëpinë e tij me urdhrin e Gjykatës Themelore Manastir, transmeton TV21.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe marrë 65 lenta municioni gjuetie, 6 copë municion të kalibrit të ndryshëm, 1 kornizë për pistoletë, 1 pushkë e kalibrit 5.5, 1 një pushkë gjuetie “CZ” dhe mjete të tjera që burojnë nga vepra penale. Personi është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.