Policia ka arrestuar një ushtëtar në autobusin që po qarkullonte në linjën Shkup-Manastir, përcjell TV21. Sipas informacioneve të MPB-së, tek personi O.T. 53 vjeç nga Prilepi janë gjetur 45 shishe me metadon.
“Me datë 01.12.2023 në ora 21:30, zyrtarë policorë nga SPB-Manastir-DPB-Prilep kanë ndaluar O.T. (53) nga Prilepi. Gjatë kontrollit të autobusit me targa të Manastirit, i cili qarkullonte në linjën Shkup – Manastir, në të cilin udhëtonte O.T., në çantën e tij janë gjetur 45 shishe me metadon”, thonë nga MPB./tv21.tv