Policia gjen mjete shpërthyese në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës sot ka kryer një operacion bastisjesh në veri të Kosovës, i cili po kryhet në kuadër të hetimeve për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë aksionit të sotëm, në një bodrum në lokacionin “Tre Rrokaqiejt”, policia ka gjetur mjete shpërthyese.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast.