Policia e rajonit të Sarajit arrestoi të riun nga Llaskarca, transportonte dru pa dokumentacion

Një i ri nga Llaskarca është arrestuar pak para mesnate, pasi sipas policisë, ai po transportonte dru për zjarr, pa dokumentacion përkatës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të njëjtit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

“Me datë 19.01.2024, në ora 23:00, në rajonin e fshatin Llaskarcë të Shkupit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë në Saraj kanë ndaluar B.A.(19) nga fshati Llaskarcë. Ai është kapur duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion në automjetin e pasagjerëve “Ford Escort” me targa të Shkupit. Vetura dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në Departamentin e Policisë në Saraj”, thonë nga MPB./tv21.tv