Policia e Maqedonisë së Veriut premtoi zgjedhje të drejta dhe demokratike

Në lidhje me organizmin e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Policia garantoi proces të drejtë dhe demokratik. Policia theksoi se po ndërmerren vazhdimisht masa dhe aktivitete për zgjedhje të sigurta, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara në ditën e zgjedhjeve, nëpunësit policorë do të jenë të pranishëm pranë vendndodhjeve të vendvotimeve, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike”, premtoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia kërkoi nga qytetarët dhe partitë politike të bashkëpunojnë në mirëmbajtjen e procesit zgjedhor.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor do të mbahet zgjedhje lokale, ndërsa heshtja zgjedhore do të fillojë nesër, një ditë para zgjedhjeve. Në këtë periudhë, mediat duhet të censurojnë publikimin e lajmeve në lidhje me zhvillimet rreth procesit zgjedhor.