Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi katër tifozë në një ndeshje sportive

Katër tifozë të rinj janë arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut në një sallë sportive për shkak prishjes se rendit dhe qetësisë. Policia paralajmëroi kallëzim penal ndaj tyre, transmeton Portalb.mk.

“Në hyrje të sallës sportive “Boro Çurlevski” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir i privuan nga liria P.N. (20), N.A. (24) dhe D.M. (24), të gjithë nga Shkupi”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se këta të rinj kanë sulmuar edhe policinë.

Këto arrestime kanë ndodhur në një sallën e sportit ku po luhej një ndeshje e hendbollit.

Policia për arsye të njëjta ka arrestuar në fund të ndeshjes edhe 34 vjeçarin N.G. nga Manastiri.