“Policia e Kosovës të ndrydh deri sa të vret” – Rrugët e Lipjanit mbushen me parulla kundër Policisë, pas vdekjes së 27-vjeçarit

Rrugët e Lipjanit janë mbushur me parulla kundër Policisë së Kosovës, pas publikimit të pamjeve ku dyshohet se 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën gjatë arrestimit nga zyrtarët policorë, raporton GazetaBlic.

Qytetarët kanë shprehur zemërimin dhe kërkojnë drejtësi për rastin, ndërsa reagimet në opinionin publik po shtohen, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën e veprimit të autoriteteve.

Pamjet janë publikuar nga Jepi zë, ku shkruhet: “Policia e Kosovës të ndrydh deri sa të vret”, “Policia i ka duart me gjak”…