Policia e dëbon nga shtëpia 68-vjeçarin nga Shkupi pas kërcënimit të djalit me mjet të mprehtë

Më 10.03.2026, Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore Civile në Shkup për caktimin e masës urgjente të largimit nga shtëpia për personin L.B. (68) nga Shkupi, për shkak të ushtrimit të dhunës në familje.

​Ngjarja ka ndodhur më 09.03.2026, rreth orës 22:30, kur zyrtarët policisë arrestuan personin në fjalë pas një denoncimi paraprak. Sipas raportit, në shtëpinë familjare në rajonin e Kisella Vodës, ai kishte drejtuar kërcënime me një mjet të mprehtë ndaj djalit të tij 35-vjeçar.
​Gykata ka nxjerrë vendim me të cilin personit L.B., në cilësinë e kryesit të dhunës në familje, i shqiptohet masa urgjente mbrojtëse: largim i menjëhershëm nga shtëpia për një kohëzgjatje prej 30 ditësh.