Policia bastis shtëpinë e zyrtarit të Aleancës nga Haraçina, kërkohen armë, nuk gjenden: “Po na hakmerren”! (Foto)

Brenda tri ditëve policia dy herë ka bastisur shtëpinë e familjes së Driton Nebiut, zyrtar i Aleancës për Shqiptarët nga fshati Haraçinë. Në deklaratën për Gazetën Lajm, Nebiu thotë se shtëpia i është bastisur dy herë, me pretekst të kërkimit të armëve, por armë nuk janë gjetur. Ai është i bindur se bëhet fjalë për hakmarrje pas rezultateve të zgjedhjeve të 15 korrikut.
“Si duket frustracionet e njerëzve të dështuar në skenën politike çdo herë më së miri e ndjejnë ata që iu kundërvynë të keqes dhe ligësisë së kamulfuar nën petkun e pushtetit, po ani pse i njejti është i menaxhuar keq dhe në dëm të votuesit apo qytetarit.
Këtyre ditëve në familjen Nebiu në Haraçinë, po ndodhë një fenomen i hakmarrjes për shkak të humbjes, dhe e njejta familje tanimë brenda dy tri ditëve i nënshtrohet bastisjes së sërishme, nën pretekstin e kërkimit të armëve, po ani pse edhe herën e parë, aksioni i porositur për bastisje rezultoi i dështuar, sikurse rezultoi edhe ky i dyti”, thekson Nebiu.
sipas tij, policia ne aksionin e dytë të porositur “nga ata që nuk po mund të përballojnë humbjen në Haraçinë”, edhe dje traumatizoi skajshmërisht pesë familjet që jetojnë në një oborr të përbashkët familjarë.

“Dhe sërish “u dridh mali e polli një mi” duke mos gjetur asgjë të jashtëligjshme dhe asgjë që cenon rendin juridik të vendit. Por, si duket ata që trumbetuan se do të ndryshojnë Haraçinën për të mirë e dështuan skajshmërishtë në pretendimet e tyre, tani humbjen që e përjetuan në Haraçinë, nuk po mund ta kapërdijnë, të vetëdisjhëm se kjo humbje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe pushteti të cilin tani po e praktikojnë përmes aksioneve policore, ngadalë, por, sigurt do të ju dalë prej dore, dhe më pas do të ballafaqohen me realitetin dhe me dështimet e tyre të shumta.
Ne si familje Nebiu, dëshirojmë publikisht të ju drejtohemi këtyre humbësve që u futën në garë elektorale të vetëdijshëm se gënjeshtra e mashtrimet nuk mund të kalojnë çdo herë, se deri ku e kanë qëllimin të shkojnë për të arsyetuar humbjen e tyre. A duhet që ne si familje të largohemi nga ky vend ku jetojmë, vetëm e vetëm për të qetësuar egot e tyre prej humbësit, apo duhet të presim edhe ndonjë aksion të porositur policorë që në fundë do të rezultojë me kërkim faljeje se gjoja paskemi gabuar shtëpinë, pa mos thënë një herë mirë e troç, se na falni por kështu jemi të porositur.
Dielli nuk mbulohet me shoshë, ashtu siç nuk mund të mbulohet dështimi i juaj në skenën politike, po sikur edhe të bastisni të gjitha familjet që ju dënuan me votën e tyre për paaftësinë tuaj, e numri i këtyre familjeve, të jeni të sigurt se në të ardhmen vetëm do të shtohet, e ju do të mbeteni atje edhe ku ishit e ku e keni vendin, në deponinë e mbeturinave të njëmendësisë e të njerëzve të shitur.
Tung e keni nga ne, se ne do të vazhdojmë, ani pse qenët lehin pas nesh”, thekson Driton Nebiu, zyrtar i Aleancës për Shqiptarët nga fshati Haraçinë.