Policia australiane hedh sprej ndaj mbështetësve të Gjokoviqit (VIDEO)

Mbështetësit e Novak Gjokoviq u grumbulluan rreth një makine që u pa të dilte nga zyra e avokatit të yllit të tenisit në Melburn të hënën, duke besuar se ajo mbante tenistin.

Policia duke u përpjekur të shpërndante turmën për të lënë makinën të kalonte në një moment u duk se i lagu njerëzit me sprej piper (sprej irritues për sytë dhe rrugët e frymëmarrjes). Njerëzit u panë më pas duke larë sytë me ujë, shkruan Apnews, transmeton Klankosova.tv.

Gjokoviq fitoi betejën gjyqësore të hënën për të qëndruar në Australi që të konkurrjë në “Australian Open”, pavarësisht se ishte i pavaksinuar kundër COVID-19, por qeveria kërcënoi se do t’ia anulonte vizën për herë të dytë.

Gjykatësi i Gjykatës Federale të Qarkut, Anthony Kelly, rivendosi vizën e Gjokovi1it, e cila u anulua pas mbërritjes së tij javën e kaluar. Kjo sepse zyrtarët vendosën se ai nuk i plotësonte kriteret për tu përjashtuar nga një kërkesë e cila lejon hyrjen e shtatasve të huaj në Australi nëse janë të vaksinuar plotësisht.