Policia arreston 6 persona nga “Dhoma publike”

MPB këtë mëngjes arrestoi dy persona, e më pas gjatë ditës edhe katër persona të tjerë, të cilët janë të lidhur me “Dhomën publike”, ku janë publikuar fotografi eksplicite, pjesa më e madhe e të vajzave të mitura.

Më shumë se 6.500 anëtarë janë pjesë e grupit “Dhoma Publike” në “Telegram” ku janë publikuar rreth 10 mijë fotografi eksplicite.