Policia ka arrestuar një person nga fshati Cerovë e Tetovës, pasi i njëjti nuk është paraqitur për të vuajtur dënimin me burg.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas arrestimit personi është dërguar në Burgun e Tetovës.
“Më 09.04.2021 në ora 13:40 në fshatin Cerovë, policët nga SPB Tetovë, duke vepruar ndaj urdhrit gjyqësor nga Gjykata Themelore Tetovë, e kanë privuar nga liria V.B. nga fshati Cerovë, i cili është kërkuar për të vuajtur dënimin me burg. Personi është arrestuar dhe dërguar në Burgun e Tetovë për mbajtjen e dënimit me burg”, njoftojnë nga MPB-ja, përcjell TV21.