Policia arrestoi dy persona nga Gostivari, dyshohet se kanë vjedhur material për ndërtim

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dey persona nga Gostivari pasi të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur material ndërtimi nga një objekt në ndërtim e sipër në fshatin Forinë të Gostivarit.

“Me datë 07.01.2024, në ora 18:10 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria O.XH.(31) nga Gostivari dhe A.A.(24) nga fshati Forinë i Gostivarit. Ata dyshohen se gjatë ditës kanë marrë material ndërtimor nga një objekt në ndërtim e sipër. Materiali i marrë është gjetur dhe i është kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB./tv21.tv