Polici që ndërroi jetë në moshë të re, ishte veteran i UÇK-së

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Maliq Hoti, ka ndërruar jetë. Këtë e ka bërë të ditur nga familjarët e policit tashmë të ndjerë. Polici Hoti ishte edhe ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me dhembje të thellë e mora lajmin për largimin nga kjo jetë e shokut dhe bashkëluftetarit tim, Maliq Hoti – MALA. Jeta, vepra dhe aktiviteti YT do të jenë shembull ndër breza. Do të na mungoj shumë njeriu i urtë i ndershëm dhe human. Ngushllime për familjen! LAMTUMIRË MAL!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Hoti ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.