Njeri i Parë i Ministërisë së Punëve të Brendshme (MPB) Toshkovski, ka paralajmëruar gjoba të larta për tregtarët e mjeteve të paligjshme piroteknike
Ministri i Brendshëm u bëri thirrje qytetarëve të përmbahen nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, sepse ato nuk janë lodra dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze, të përhershme dhe të pakthyeshme.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi se po shqyrton ashpërsimin e politikës penale për tregtinë dhe përdorimin e paligjshëm të piroteknikës. Ai theksoi se pavarësisht fushatave të intensifikuara parandaluese, problemi mbetet i pranishëm, veçanërisht në zonat urbane.
“Për fat të keq, pavarësisht fushatave të shtuara parandaluese, pavarësisht aktivitetit të shtuar parandalues, unë jam banor i qytetit të Shkupit dhe konkludoj se me të vërtetë ka shumë përdorues të mjeteve piroteknike. Personalisht po shqyrtoj ashpërsimin e politikës penale në lidhje me, veçanërisht këtë lloj krimi dhe aktivitetesh të paligjshme, në aspektin e sanksionimit të atyre që tregtojnë, importojnë, kontrabandojnë, shesin ose në çfarëdo mënyre kontribuojnë që piroteknika të përfundojë në duart e fëmijëve”, ka thënë sot ministri Toshkovski.
Ministri konfirmoi se një polic ishte i përfshirë në një nga aksionet për sekuestrimin e mjeteve piroteknike.
“Sipas informacioneve që kemi, ai ishte pjesë e grupit të dyshuar për importim të paligjshëm të mjeteve piroteknike në Maqedoni. Mendoj se në territorin e Shërbimit të Sigurisë së Velesit, ajo që fillimisht u sekuestrua dhe u zbulua, kishte të bëjë me mjete piroteknike të paligjshme. Indikacionet dhe provat që kemi deri më tani, janë në përputhje me atë që është ndarë me publikun – se ai mori pjesë në aktivitete të paligjshme me importimin dhe transportimin e mjeteve piroteknike”, tha ministri i MPB-së.
Toshkovski foli edhe rastit tragjik të një fëmije dyvjeçari, që vdiq nga një “plumb qorr”, për të cilin tha se “hetimi është duke vazhduar”.
Maqedoni Polici, pjesë e grupit që kontrabandonte mjete piroteknike






