Polici Chauvin dënohet me 75 vjet burg për vrasjen e George Floyd!

Derek Chauvin është shpallur fajtor për vrasjen e George Floyd.
Polici Chauvin u shpall fajtor për tre akuza: vrasje e paqëllimtë e shkallës së dytë, vrasje e shkallës së tretë dhe vrasje e shkallës së dytë në vrasjen e majit 2020 të George Floyd.
Turmat jashtë sallës së gjykatës, pasi morën vesh vendimin, brohorisnin me mllef e me gëzim në të njëjtën kohë duke klithur “drejtësi” dhe “Jeta e zezakëve ka rëndësi”
Chauvin është dënuar me 75 vjet burg.
Avokati i familjes së Floyd, Ben Crump tha se “Drejtësia e fituar me dhimbje ka mbërritur për familjen e George Floyd dhe komunitetin këtu në Minneapolis, por vendimi i sotëm shkon përtej këtij qyteti dhe bart mesazhe të rëndësishme për vendin, madje edhe për gjithë globin. Drejtësia për Amerikën e Zezë është drejtësi për të gjithë Amerikën.”
Përndryshe ky aktvendim është cilësuar si një kthesë për drejtësinë amerikane pasi që deri më sot janë vrarë e plagosur shumë të qytetarë të zinj nga të bardhët, por për fat të keq drejtësia nuk ka ardhur në vendin e duhur.