Policët serbë pushtojnë Velipojën!

Profesori universitar Enver Bytyçi ka reaguar në lidhje me serbët që kanë arritur në Velipojë.

Ai thotë se kanë ardhur për të provokuar pushesit e Kosovës dhe pikërisht ndodhi pasi në pikën kufitare u kthyen një grup të rinjësh serb, përcjell “Bota sot”.

Bytyçi thotë se mesazhi i tyre është i qartë pasiqë kanë dëshiruar të tregojnë që në Shqipëri mund të hyjnë dhe të trazojnë qytetarët e Kosovës.

Ai gjithashtu thotë se me këtë vizitë Rama dhe Vuçiç po rikthejnë Mbretërinë e Uroshit të shekullit XIII dhe perandorinë e Stefan Dushanit (1333-1355)

Postimi i plotë

Policët serbë pushtojnë Velipojën!

Policët serbë të veshur me uniforma vijnë me motoçikleta dhe flamuj të Serbisë kanë mbërritur dje në plazhin e Velipojës, duke provokuar pushuesit nga Kosova.

Ata e dinë se plazhi i Velipojës është i populluar me qytetarë të Kosovës dhe vijnë aty që të bëjnë subversion. Kjo ndodhi një ditë pasi autoritetet e Kosovës kthyen në pikën kufitare të Jarinjës një grup të rinjsh serbë, të cilët vinin pa paralajmërim për pelegrinazh në Kosovë.

Mesazhi është i qartë: – Ju nuk na lejoni të hyjmë në Kosovë, ne vijmë dhe ua trazojmë jetën në Shqipëri! Leja e qeverisë Rama është nënshkruar për këto lloj provokimesh që në vizitën e parë të tij në Beograd në nëntor 2014!

Ndërkaq, një prej tyre ka thënë se “Jemi në tokën tonë. Velipojë është toponim serb”! Duket se Rama dhe Vuçiç po rikthejnë Mbretërinë e Uroshit të shekullit XIII dhe perandorinë e Stefan Dushanit (1333-1355), kur u vendosën këtto toponime!