Francezi ka edhe shtatë muaj kontratë dhe vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “Old Trafford”, transmeton lajmi.net.
Pogba ka të drejtë që me 1 janar të negociojë me klube jashtë Premierligës, ose edhe të nënshkruajë parakontratë, në rast që vazhdon të mos rinovojë kontratën.
Sipas The Sun, 28-vjeçari nuk do rikthehet këtë vit shkaku i lëndimit dhe Man United është i përgatitur që ta shesë në janar.
Ish mesfushori i Juventusit do mungojë për 10 javë, por sugjerohet që “Djajtë e Kuq” do përdorin lojtarë të tjerë edhe në rast që rikthehet më herët.
PSG mbetet favorit për Pogba, derisa Juventus, Real Madrid dhe Barcelona gjithashtu kanë interesim.