Pogba: Jam i gatshëm të rikthehem sërish në fushë

Paul Pogba është prej kohësh në radarët e Juventusit dhe Realit të Madridit ndërsa së fundmi garës për të i është shtuar edhe Interi, por pavarësisht zërave të merkatos, për momentin vëmendja e mesfushorit francez është vetëm te Manchester United me Pogba që kërkon të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

Në një intervistë për faqen e klubit Pogba u shpreh dëshiron vetëm të luaj dhe se është i gatshëm të rikthehet në fushë.

“Përsa më përket mua kam qenë jashtë fushave për shumë kohë kështu që për momentin mendoj vetëm të rikthehem sërish në fushën e lojës për të luajtur”, u shpreh ai.

Ndërkohë mediat angleze së fundmi kanë raportuar se mesfushori francez nuk do të largohet nga Djajtë e Kuq gjatë kësaj vere kjo edhe për faktin se shumë prej klubeve të mëdha evropiane nuk do të kenë financat e mjaftueshme për të blerë lojtarë të mëdhenj si Pogba për shkak të krizës financiare nga koronavirusi.