Lojtari i mesfushës së Mançester Junajted, Poll Pogba do ta vazhdojë kontratën me klubin, bëri të ditur “The Sun”.
Sipas medias britanike, francezi 27 vjeçar do të nënshkruajë kontratë me “djajtë e kuq” për pesë vjet.
Bëhet e ditur se janë tejkaluar mosmarrëveshjet dhe lojtari më nuk dëshiron ta lëshojë klubin.
Në sezonin 2019/20, Pogba luajti 15 ndeshje për Mançester Junajtedin, shënoi një gol dhe kishte katër asistime. Futbollisti francez e humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të problemeve me nyjën e këmbës.