Paul Pogba ka arritur marrëveshje me Paris Saint German për transferimin e tij në fund të sezonit.
Sipas asaj që bën të ditur Todofichajes, futbollisti do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me parisienët.
Francezi do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni pasi i skadon kontrata në verë, transmeton lajmi.net.
Zërat për largimin e tij janë shtuar shumë së fundi, për shkak të ndeshjeve jo mbresëlënëse të ish-lojtarit të Juventusit.
Gjatë këtij sezoni me “Djajtë e Kuq” Pogba ka arritur të shënojë një gol dhe nëntë asiste në 20 ndeshje në Premier League.